Fjalë Kyçe

Vazhdojnë përpjekjet për rinisjen e dialogut 

Vazhdojnë përpjekjet për rinisjen e dialogut 

Përpjekjet për rinisjen e dialogut janë rikthyer këtë javë, në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në New York kanë udhëtuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Kosova mbetet e shkapërderdhur sa i përket përfaqësimit në dialog, i cili deri tani ka rezultuar të jetë shterpë. Me prezencën e liderëve kosovarë ka ironizuar presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili megjithatë ka thënë se kërkon kompromis me Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për analistin Krenar Shala, dialogu është duke vazhduar me gjithë qëndrimin e Serbisë që përderisa vazhdon të mbetet tarifa në fuqi, nuk ka negociata.

“Sepse, pjesa substanciale e dialogut ndodh nën tavolinë. Ajo çka shohin qytetarët nëpër media është veç simbolike”, ka thënë Shala për gazetën.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që qeverisë së ardhshme t’i ofrohet ndonjë zgjidhje, përfshirë opsionin që implikon ndryshim të kufijve.