Fjalë Kyçe

Vazhdojnë pritjet për ish-menaxherin e KEDS-it, Pepaj dhe Jakupi përsëri në Balotazh

Vazhdojnë pritjet për ish-menaxherin e KEDS-it, Pepaj dhe Jakupi përsëri në Balotazh

79 deputetë në Kuvendin e Kosovës nuk kanë mundur të zgjedhin kryesuesin e bordit të ZRRE-së. Me 7 vota të pavlefshme, me 39 vota pro Bekim Jakupit dhe 33 vota për Petrit Pepaj, deputetët do të shkojnë sërish në balotazh.

Në raundin e parë të dy kandidatët që morën më së shumti vota për kryesues të Bordit të ZRRE-së, ishte Bekim Jakupi me 35 vota dhe Petrit Pepaj me 22 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa për shkak të asaj se asnjëri nga kandidatët për anëtar të bordit të RTK-së dhe të KPM-së nuk arritën të marrin votat e nevojshme, duhet të përsëriten konkurset për pozitat përkatëse.

Në listën e katër kandidatëve për këtë pozitë është edhe Petrit Pepaj.

Pepaj që mban aktualisht, pozitën e drejtorit të  ZRRE-së pritet që të votohet për kryesues të bordit të kësaj trupe.

Ai ka qenë zyrtar i lartë në Kompaninë Kosovare për Distrubuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.

Shoqëria civile e pati kundërshtuar fuqishëm që emri i Pepajt ishte proceduar për këtë pozitë, pasi konsideronin se është shkelje e ligjit për konfliktin administrativ pasi që ai ka qenë në pozitë të lartë në KEDS.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik pati proceduar në Kuvend në tetor emrat e kandidatëve për kryesues të Bordit të ZRRE-së.