Fjalë Kyçe

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Beograd

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Beograd

Mijëra njerëz demonstruan në kryeqytetin serb të shtunën, në javën e 12-të të protestës kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.

Marshuesit ndoqën të njëjtën rrugë në Beogradin qendror përpara se të marshonin në selinë e Televizionit Shtetëror.

Kritikët akuzojnë Vuçiq për shkeljen e lirive të fituara demokratike.

Lëvizja marshon nën flamurin “Një në pesë milionë” – një referencë për një koment të bërë nga Vuçiq në dhjetorin e kaluar kur u zotua se nuk do të tërhiqet kurrë, edhe nëse 5 milionë njerëz do të dalin në rrugë, njofton Klan Kosova.

Protestat filluan pasi një politikan opozitar u rrah nga banditë nëntorin e kaluar.