Protestat kundër qeverisë në Serbi kanë vazhduar edhe të shtunën e tretë të gushtit.
Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Terazijske” për të ecur drejt zyrës presidenciale. Ata i paraqitën 42 kërkesa për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Në të njëjtën kohë, tubime të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete tjera të Serbisë.
Siç kishte premtuar, presidenti serb dha urdhër për largimin e rrethojës së metaltë përreth perimetrit të ndërtesës presidenciale. Javën e kaluar, protestuesit kishin reaguar ashpër ndaj vendosjes së rrethojës dhe kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit, shkruan “Free Europe”.
Për më tepër, disa persona pa uniforma e rrahën një grup protestuesish që e mbanin listën me kërkesa. Presidenti kishte mohuar se është i përfshirë në këtë incident.
Protestat kundër qeverisë serbe kanë filluar në dhjetorin e vitit të kaluar pasi një politikan i opozitës u rrah nga disa sulmues të maskuar para se të merrte pjesë në një debat televiziv.