Fjalë Kyçe

Vazhdojnë protestat, ky është veprimi i sotëm nga studentët në Shqipëri

Vazhdojnë protestat, ky është veprimi i sotëm nga studentët në Shqipëri

Pas festave të fundvitit, studentët janë rikthyer sërish sot për të vijuar protestën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë ditës së sotme studentët do të bojkotojnë sërish auditorët dhe për tu siguruar se askush nuk do të kthehet në leksione, studentët organizatorë kanë gozhduar me dërrasa portat hyrëse për në universitet.

Studentët do të bashkohen në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, ndërsa studentët kanë zgjedhur t’ia kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre.

Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

https://www.facebook.com/100012650925074/videos/601304213634604/?t=0