Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe sot po protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.
Ata po konsiderojnë se ky vendin i dëmton në mbarëvajtjen e procesit të punës.
Bislim Bislimi, përfaqësues i Sindikatës së Ministrisë së Kulturës, tha se me anë të kësaj proteste po kërkojnë që mos të zhvendosën nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.
“Ne si staf i Ministrisë do të vazhdojmë këtë deri në momentin e zgjidhjes së këtij problemi. Të reagojnë institucionet e shtetit, të ulemi e të gjejmë një zgjidhje. Duhet të përfundojë koha kur kontrabandohen vendimmarrjet shpejt e shpejt pa transparencë. Ne do të angazhohemi deri në fund qe mos të abuzohet Ne mendojmë që hapësira e institucioneve duhet të zgjidhen duke i akomoduar. Nuk duhet paguar qira. Shpenzimet që do të ndodhin do të mund të ndërtoheshin objekte të reja. Është e palogjikshëm të investohen 1 milionë”, tha ai.
Ai tha se do të nënshkruajnë edhe një peticion kundërshtues të cilin do t’ua dërgojnë autoriteteve më të larta.
“E dyta presidenca në këtë objekt vlera 15 milionë euro s’jemi kundër të investohet, por duhet të investohet aty ku bëhet zgjidhje kemi një investim të shkuar kot. Jemi të vendosur të mos lëvizim nga objekti derisa nuk ulemi e nuk diskutojmë. Sot kemi hartua një peticion ku do nënshkruhen të gjithë punëtorët e MKRS-së që do dërgohet autoriteteve e më të larta”, tha ai, raporton Eo.
Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës së deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit.