Fjalë Kyçe

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Edhe sot është duke vazhduar kërkimi i Muhabi Shukri Islami nga Begraca e Kaçanikut.

I njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij, njofton Klankosova.tv.

Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij.

“Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin
policor më të afërt ose në numrin: 192“, thuhet në kumtesën e policisë.