Fjalë Kyçe

Vazhdon kriza për ujë në Gjilan, pritet ndihmë nga shteti

Vazhdon kriza për ujë në Gjilan, pritet ndihmë nga shteti

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Gjilan.

Komuna në pritje të ndihmës nga institucionet e qendrore, raporton T7.

Komuna e Gjilanit po përballet me verë të vështirë sivjet.

Kjo për shkak të thatësirës, që ka bërë që ky qytet të përballet me mungesë të madhe të ujit të pijshëm.

Bile këndej pari nuk mbahet në mend që Liqeni i Përlepnicës, të ketë qenë në këtë nivel ndonjë herë.

Madje për këtë, një muaj me parë, kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, kishte shpallur gjendje emergjente.

E qytetarët e kësaj komune, thonë që këtu po përballen me reduktimet e ujit.

Por, gjendja më e mirë duket të jetë në qendër të qytetit.

E për shkak të kësaj gjendje Komuna i është drejtuar për ndihmë Qeverisë.

Por, deri me tani nuk kanë marr ndonjë ndihmë konkrete.

Sipas nënkryetarit Arbër Ismajli, nëse institucionet nuk arrijnë ta ndihmojnë Gjilanin ta zgjidh këtë problem, ata kanë një plan emergjent.

Ismajli thotë që për ta tejkaluar këtë krizë, janë përpjekur që reduktimet e ujit në Gjilan, të fillojnë nga ora 23:00 e të vazhdojnë deri në mëngjes.