Fjalë Kyçe

Vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim spitalor për COVID-19

Vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim spitalor për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se po vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë:

13 prej tyre në gjendje të rënduar

108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

135 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 85 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient