Fjalë Kyçe

Vdekja e Bukoshit, Edi Rama e përshkruan si “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar e njeri të ndjeshëm”

Vdekja e Bukoshit, Edi Rama e përshkruan si “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar e njeri të ndjeshëm”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së Bujar Bukoshit.

Rama e ka cilësuar Bukoshin si “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar dhe njeri të ndjeshëm”, shkruan Reporteri.net.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Bukoshit dhe gjithë vendit.

“U prehsh në paqe Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, ka shkruar Rama.

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim dhe politikan i rëndësishëm i vendit, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.