Fjalë Kyçe

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, dy mjekë procedohen penalisht

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, dy mjekë procedohen penalisht

Policia në Durrës ka proceduar penalisht dy mjekë të Qendrës Shëndetësore në Manëz për rastin e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti në Gjilan. Ata dyshohet se kanë vdekur nga helmimi, pasi i kishin konsumuar disa kërpudha në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit në Shqipëri thuhet se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, transmeton Klan Kosova.