Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen tragjike të një personi në vendin e punës në Obiliq.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore, punëtor i një kompanie, derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i lartë i ajrit është hapur vetë kapaku.
Goditja që ai mori nga kjo masë rezultoi të jetë fatale.
Ai pësoi lëndime të rënda trupore nga ku më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor, ku edhe ndërroi jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.