Fjalë Kyçe

Vdekje e dyshimtë në Elkos Group në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Elkos Group në Prishtinë

Sot, në kompaninë Elkos Group në Zonën Industriale në Prishtinë është raportuar një vdekje e dyshimtë.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima i cili kishte shkuar për të bërë marrëveshje në këtë kompani, është zbehur derisa ishte brenda hapësirës së depos dhe kishte filluar të ketë shtrëngime.

I njëjti është dërguar në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.