Një person, shtetas i huaj, është gjetur i vdekur në Prizren.
Sipas njoftimit nga policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.