Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në orët e hershme të së martës në Vushtrri, ku një grua në rrethana të panjohura ka rënë në një bunar.
Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin në raportin 24-orësh, ndërsa ka thënë se viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.