Fjalë Kyçe

Vdes 18 vjeçari i plagosur dje në Prishtinë

Vdes 18 vjeçari i plagosur dje në Prishtinë

18 vjeçari i cili ishte plagosur dje në Prishtinë ka ndërruar jetë.

Grupi i tifozëve Plisat nga Prishtina kanë njoftuar se i ndjeri ishte anëtar i tyre dhe bëhet fjalë për Lekë Bulliqin, transmeton lajmi.net.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve nga plagosja e djeshme dhe ka humbur jetën. Policia është ende në kërkim të personave të dyshuar.

Kurse, Plisat kanë publikuar një njoftim për vdekjen e Bulliqit.Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.

Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.
Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.
Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë.Pusho i qetë Lekë! 💙🤲”, thuhet në njoftimin nga Plisat.

https://www.instagram.com/p/B9q3GHuBJDX/?utm_source=ig_web_copy_link