21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, konsiderohet viktima e parë që ka vdekur nga sëmundja e etheve të minjve. Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.
Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.
Ky institut kishte treguar përmes Facebook’ut për një rast që ishte gjendje të rëndë.