Fjalë Kyçe

Vdes 23 vjeçari nga Mitrovica në një aksident në Gjermani

Vdes 23 vjeçari nga Mitrovica në një aksident në Gjermani

Një 23 vjeçar ka humbur jetën në Gjermani mbrëmë mas mesnatës, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave atje, i ndjeri kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura u përplas në barrierën qendrore.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalën për Florent Zhilivoda nga komuna e Mitrovicës.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari u hodh nga makina. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

Kurse, pasagjeri pësoi një goditje të rëndë, por ndryshe nuk ishte i lënduar, sipas policise. Autostrada u mbyll në drejtim të Hof për rreth gjashtë orë.