Fjalë Kyçe

Vdes 48 orë pas vaksinimit 23-vjeçarja nga Drenasi

Vdes 48 orë pas vaksinimit 23-vjeçarja nga Drenasi

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me COVID-19, por në të njëjtën kohë ka vazhduar edhe vaksinimi i qytetarëve pa ndonjë komplikim serioz të paraqitur nga institucionet shëndetësore dhe përgjegjëse.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

“U detyrovë të vaksijonohesh që të qendërosh në vëndin e punës .Ajo vakcin pas 48 ore të shkatoj vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë😪😪😪😪😪”