Fjalë Kyçe

Vdes 50 vjeçarja, bie nga kati i dytë

Vdes 50 vjeçarja, bie nga kati i dytë

Një grua gjeti vdekjen paraditen e kësaj të shtune në Fier, pasi ra nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

Burime paraprake të policisë sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori”. Viktima është një

50-vjeçare me iniciale R.D, e cila si pasojë e rënies ka gjetur vdekjen.

Momentalisht, rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. /tvklan.al