Fjalë Kyçe

Vdes burri në Prizren, ra nga objekti ku po punonte

Vdes burri në Prizren, ra nga objekti ku po punonte

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren ka humbur jetën pasi ra nga objekti ku po punonte.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë e plagëve që ka pësuar ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.