Fjalë Kyçe

Vdes Dj i famshëm, po përpiqej ta ndihmonte shokun

Vdes Dj i famshëm, po përpiqej ta ndihmonte shokun

Dj i njohur ka ndërruar jetë derisa përpiqej t’i ndihmonte shokut të tij të afërt.

Dj i famshëm australian ka ndërruar jetë në një aksident gjatë pushimeve në ishullin indonezian të Bali, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Thuhet se 42-vjeçari është dëmtuar rëndë duke u përpjekur të ndihmojë një shok që ka pësuar lëndime të shumëfishta.

Duke bërë përpjekje për ta ndihmuar atë që po binte disa metra larg terracës së tyre private, Adam ka thyer një derë qelqi dhe kështu nuk mundi të ju përballojë plagëve dhe vdiq.

Vdekja e tij u konfirmua nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Me keqardhje të madhe konfirmojmë se Adam Sky ishte përfshirë në një aksident fatal derisa po bënte përpjekje për ta ndihmuar një mik të tij. Të afërmit dhe miqtë e Adam po udhëtojnë për në Bali. Ju kërkojmë ta respektoni privatësinë e familjes, derisa të gjithë ne po përballemi me humjen tragjike”, shkruante në statusin në faqen zyrtare të Dj të famshëm australian i cili i la të mërzitur shumë fansa.