Fjalë Kyçe

Vdes foshnja e porsalindur, babai akuzon mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur

Vdes foshnja e porsalindur, babai akuzon mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë, babai pretendon se foshnjes nuk i është dhënë kujdesi i duhur.

26-vjeçari A.Z, ka pretendime dhe i është drejtuar autoriteteve për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në një maternitet në kryeqytet mesnatën që lamë pas.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.