Fjalë Kyçe

Vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet mjeku nga Gjilani

Vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet mjeku nga Gjilani

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur, raporton Express.

Për këtë rast, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një doktor.

“Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër  kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia