Fjalë Kyçe

Vdes gazetarja nga Kosova

Vdes gazetarja nga Kosova

Sot ka ndërruar jetë gazetarja dhe poetja kosovare, Burbuqe Rushiti.

Ajo kishte punuar disa vite në RTK në Redaksinë e Kulturës ndërsa më tutje ishte korrespodente e disa medieve në Turqi.

Burbuqe Rushiti është autore e disa librave me poezi ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë e poezi si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.