Fjalë Kyçe

Vdes gruaja që u godit nga vetura para dy ditësh në Novosellë të Pejës

Vdes gruaja që u godit nga vetura para dy ditësh në Novosellë të Pejës

Një grua ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi ishte goditur nga një veturë më 27 maj në fshatin Novosellë të Pejës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori femër kosovare. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.