Një grua 42 vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Cortemaggiore, pranë Piacenzës, Itali.
Mësohet se gruaja ishte shtatzanë në muajin e pestë.
Ajo u gjet e shtrirë pa jetë nga burri i saj i cili kërkoi menjëherë ndihmë.
Prokurori publik i Piacenzës urdhëroi ti bëhej autopsia.
Nga hetimet e para nuk janë gjetur shenja të dhunës në trup dhe as gjurmë të hyrjes në derën e përparme të shtëpisë.