Fjalë Kyçe

Vdes i burgosuri në Burgun e Dubravës

Vdes i burgosuri në Burgun e Dubravës

Një i burgosur që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  Z. Ll , i lindur më 1942”, thuhet në njoftim.

I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.