Fjalë Kyçe

Vdes në autobus urban një grua në Prishtinë

Vdes në autobus urban një grua në Prishtinë

Një grua në Prishtinë është alivanosur në një autobus urban, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.