Fjalë Kyçe

Vdes në moshë të re grimerja kosovare

Vdes në moshë të re grimerja kosovare

Ka vdekur në moshë të re grimerja kosovare Marigona Obertinca. Sipas familjarëve, ajo vuante nga një sëmundje.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes postimeve në rrjete sociale.

Familjarët kanë njoftuar se shkaku i pandemisë nuk do të mbahen të pame, derisa ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroj jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e vorrimit do të bëhet me rrethin e ngusht familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes.