Fjalë Kyçe

Vdes në moshë të re këngëtarja e njohur shqiptare

Vdes në moshë të re këngëtarja e njohur shqiptare

Sot ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për ABC, të cilat bëjnë me dije se vuante një sëmundje e rëndë, shkruan “Kosovarja”.

Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.

Shqiponja Lela njihet më së shumti si anëtare e ansamblit të familjes Lela e cila bëri turne jashtë shtetit dhe regjistroi albumin Polyphonies vocales et instrumentales d’Albanie në vitin 1992.

Përveç punës së saj me këtë grup ajo ka incizuar edhe me emrin e saj, e specializuar në këngët e dasmës popullore të Shqipërisë së Mesme.