Fjalë Kyçe

Vdes nga ataku kardiak mjeku i Spitalit të Mitrovicës

Vdes nga ataku kardiak mjeku i Spitalit të Mitrovicës

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Bedri Bimbashi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e mjekut e ka bërë të ditur i biri, Gëzim Bimbashi, i cili ka thënë se babai i tij ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Bedri Bimbashi ka shërbyer edhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetarëve të kësaj ane.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00.