Babai i tre fëmijëve vdiq nga koronavirusi një ditë pasi bëri shaka për faktin se ishte infektuar.
Kevin Woolley, 42 vjeç, zbuloi se ishte prekur me Covid-19, disa orë pasi postoi një status në Facebook në të cilin përshkruante se kishte një kollë të fortë që e mbajti zgjuar gjithë natën.
Vetëm disa orë më pas ai shpërndau testin dhe shkroi se: “Një javë tjetër pushim në punë atëherë. Të paktën e di që nuk po ankohesha për një ftohje normale!”
Një ditë pas këtij postimi, Woolley u gjet i pavetëdijshëm nga partnerja e tij Carol në shtëpinë e tyre në Abercynon, Uells. Mjekët i dhanë ndihmën e shpejtë por ai nuk arriti të mbijetonte.
Vëllai i tij tha se përkeqësimi i shpejtë i gjendjes së Kevin ishte një tronditje për familjen, dhe shpreson që kjo do të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e koronavirusit.
“Kevin nuk kishte sëmundje, ai shkonte në palestër dhe për peshkim. Jemi të shokuar”, tha ai.