Fjalë Kyçe

Vdes një 16 vjeçare në Skënderaj

Vdes një 16 vjeçare në Skënderaj

Vesa Bajrami, 16 vjeçare nga Skënderaj, ka vdekur sot pasi nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë i pari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili tha se Vesës iu shuan ëndrrat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Po këtë ditë, Jashari ka njoftuar se ka vdekur edhe një veteran i UÇK-së, Musa Koca.

Njoftimi i plotë nga Bekim Jashari:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçares Vesa Bajrami.

Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.

Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.

Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Vesë e Musa!