Fjalë Kyçe

Vdes një grua në një aksident në Kishnicë

Vdes një grua në një aksident në Kishnicë

Një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident që ka ndodhur në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kishnicë të Graçanicës.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër pasagjerë dy femra dhe dy meshkuj kosovarë në dy në veturat e aksidentuara”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.