Fjalë Kyçe

Vdes një grua në Pejë, pasi kishte konsumuar domestos

Vdes një grua në Pejë, pasi kishte konsumuar domestos

Një grua ka vdekur sot në Pejë për shkak të konsumimit të preparateve higjienike (domestos).

E njëjta që nga dje ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, për shkak të problemeve shëndetësore që i ishin paraqitur nga konsumimi i kësaj lënde.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar domostos, dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.