Fjalë Kyçe

Vdes një grua shtatzënë pasi ishte infektuar me Covid-19

Vdes një grua shtatzënë pasi ishte infektuar me Covid-19

Një 29-vjeçare nga Kumanova e cila vdiq nga Covid-19 ishte shtatzënë, gjendja e së cilës u përkeqësua papritur.

“Lehona vdiq në Klinikën Infektive në Shkup me komplikime të lidhura me covid. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa foshnja është në inkubator”, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëna nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte e vaksinuar kundër Covid-19.

Sot janë konfirmuar 4 viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë-3 (29, 49 dhe 74) dhe 1 në Gostivar (78).