Fjalë Kyçe

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i tetë

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i tetë

Një person ka vdekur pasi është rrëzuar nga kati i tetë i një ndërtese.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj, 08.08.2021-17:24. Viktima mashkull kosovar, ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.