Fjalë Kyçe

Vdes një person në Rugovë, u godit nga një lis

Vdes një person në Rugovë, u godit nga një lis

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Rugovë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se qytetari e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një lis.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga lisi në një mal në Rugovë”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka shtuar se trupi pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.