Fjalë Kyçe

Vdes një person në Suharekë, cilësohet si e dyshimtë

Vdes një person në Suharekë, cilësohet si e dyshimtë

Policia po heton një rast të vdekjes së dyshimtë në Suharekë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, derisa trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Suhareke 05.11.2019-16:20. Raportohet se ne Spitalin Rajonal ne Prizren është dërguar pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.