Fjalë Kyçe

Vdes një person në Vushtrri, plagosi veten aksidentalisht

Vdes një person në Vushtrri, plagosi veten aksidentalisht

Një person ka vdekur pasi është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë.

Policia bën të ditur se personi në fjalë fillimisht ishte i plagosur. Ai u dërguar për tajtim në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri.

Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion”, njofton më tej policia.