Ka humbur jetën një vajzë 25-vjeçare pasi me një grup turistësh të tjerë u bllokuan në Kanionin e Holtës.
25-vjeçarja nga Lushnja është gjetur e pa jetë si pasoje e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit.
Ndërkohë mësohet se dy djemtë që kanë qenë me vajzën kanë shpëtuar.
Personat që kishin humbur kontaktet në kanionet e Gramshit janë gjetur nga Policia dhe Zjarrëfikësit.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit është përfshirë edhe RENEA me polumbarët e saj.
Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që s’ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.