Fjalë Kyçe

Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i shtetit

Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i shtetit

Ka vdekur sot Enver Krasniqi, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.Prokurori Krasniqi ka vdekur para rreth një ore.Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar për KALLXO.com Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Ai ka thënë se vdekja e prokurorit është natyral.Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.