Fjalë Kyçe

Vdes regjisorja Vjosa Berisha

Vdes regjisorja Vjosa Berisha

Ka ndërruar jetë regjisorja e njohur, Vjosa Berisha.

Berisha kishte luftuar për një kohë të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur bashkëshorti, Fatos Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.