Ka vdekur studentja 20-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila u godut nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë më 26 mars.
Shefi i Intensivës, Shaqir Uka i tha Gazetës Express se ajo vdiq në orët e para të së hënës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që i kishte marrë.
“Po, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në orët e para të ditës”, tha ai.