Fjalë Kyçe

Vdes tragjikisht një burrë në Prizren, u rrokullis me traktor gjersa po punonte

Vdes tragjikisht një burrë në Prizren, u rrokullis me traktor gjersa po punonte

Një vdekje tragjike është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Planej të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka thënë se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Planej, Prizren 28.05.2021 – 12:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.