Fjalë Kyçe

Vdes veprimtari mitrovicas Ali Ahmeti

Vdes veprimtari mitrovicas Ali Ahmeti

Ish-aktivisti studentor i protestave të vitit 1997, Ali Ahmeti, ka ndërruar jetë sot në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur veprimtari Muhamet Mavraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Frymën ma këpute Ali Ahmeti. Të prisja për kafe në Prishtinë, siç e lamë. Aliu është veprimtar studentor i 97-ës në Mitrovicë, shumë entuziast dhe luftëtarë i lirisë. Shumë shok! Fort shok”.

“Sivjet u përball me dinjitet e optimizëm epik me sëmundjen, por iu bënë dy dhe e paskan mposhtur në Gjermani”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë, bashkëshortes e fëmijëve, vëllazërisë e motërisë, farefisit, mbarë shoqërisë dhe mbarë bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve”.

“Emri i Aliut meriton respekt të thellë jo vetëm nga qyteti i Mitrovicës. E pifshim në parajsë atë kafe që na mbeti peng, i dashur Ali”.

Kujtojmë se tashmë i ndjeri Ahmeti ka qenë edhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.