Fjalë Kyçe

Vdes zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Vdes zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Qyteti i Graçanicës gjatë ditës së sotshme ka marrë një lajm të hidhur.

Indeksonline përmes burimeve, mëson se ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka ndërruar jetë.

Shkaku i vdekjes besohet të jetë sulm në zemër.

Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës e cila u formua në vitin 2009. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013.

Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët.