Portieri i Malit të Zi, Matija Sharkiq ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare.
I lindur në Angli, Sharkiq ka nisur me futboll tek Anderlechti belg. Më pas është zhvilluar tek Aston Villa, ndërsa ishte edhe te Wigan Athletic , Stratford Town, Livingston, Wolverhampton, Shrewsbury Town, Birmingham City, Stoke City. Në edicionin e fundit ishte portier i Millwallit në Championship të Anglisë.
Ka luajtur për gjeneratat e reja të Malit të Zi, ndërsa për përfaqësuesen A të këtij vendi i luajti nëntë ndeshje. Është vlerësuar shumë lartë për paraqitjet që kishte.
Sharkiq vdiq në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budva, rreth orës 6:30. Sipas televizionit të Malit të Zi, ai kishte ndier shqetësim në banesë në Budvë. Menjëherë është ftuar ambulanca, por portieri i ri ndërroi jetë.
Dhjetë ditë më parë Sharkiq pati paraqitje impresive ndaj Belgjikës.