Një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë në fshatin Hoq e Qytetit në Prizren të premten.
Policia e ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”, dhe trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.